Kurti: Ne kemi nevojë për energji, e jo projekte

Pas vizitës në Termocentralin “Kosova B”, Albin Kurti me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vazhduar vizitën në termocentralin “Kosova A”.

Kurti tha se vendimi i qeverisë për ta subvencionuar importin, nuk është i vonshëm.  Tutje ai ka thënë se dështimi i ndërtimit të termocentralit të ri, nuk ishte gabim.
“Nuk mendoj që ka qenë gabim, çfarëdo investimi duhet ta ketë Kushtetutën e ligjin për bazë dhe duhet ta ketë interesin publik për synim. Ndërkaq aty ka qenë 18.5 për qind, shkalla e kthimit të brendshëm në kapital, me ç’rast shteti ynë barte rreziqet e humbjes ndërkaq privati fitimet. Nuk ka qenë aspak një projekt i leverdishëm e nuk do mend që nuk ishte e rastësishme që dështoi në fund me tërheqjen e vetë investitorit. Ne kemi nevojë për strategji për energji, e jo projekte para strategjisë por strategjia para projektit”, ka thënë Kurti./21Media
Back to top button