Kurti në mes të fëmijëve
Albini ua lexon fëmijëve “Lulin e Vocërr”
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka lexuar bashkë me fëmijët në ditën ndërkombëtare të fëmijëve.
Kurti fëmijëve u ka lexuar “Lulin e Vocërr” nga Migjeni. “Fëmijëve të pranishëm ua lexova tregimin ”Luli i Vocërr”, nga Migjeni që për fatin tonë të keq tingëllon ende aktual.
”Që të gjithë fëmijët kanë të drejtë të jenë të lumtur në 1 Qershor e në ditët e tjera të vitit, por jo të gjithë kanë mundësinë ekonomike që ta realizojnë këtë të drejtë. Ndaj fëmijët e kryeqytetit i këshillova se nëse i kanë dy mollë, ta ndajnë një për vete e një për shokun ose shoqen. E nëse e kanë veç një, ta ndajnë gjysmën për vete gjysmën për shokun a shoqen”, ka thënë Kurti./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?