Kurti: Nga dialogu duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve

Gjatë punimeve të Symi Symposium që po mbahet në Greqi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák.
Kryeministri Kurti theksoi sërish që Qeveria e Republikës së Kosovës është përherë e gatshme për dialog parimor, të balancuar e konstruktiv.
Ai ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme e të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri Kurti diskutoi në panelin me temë “Implikimet e luftës në Ukrainë: Momentum i ri për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor? Mundësitë dhe skenarët”./21Media

Back to top button