Kurti organizoi pritje për artistët pjesëmarrës në “Manifesta14 Prishtina”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka organizuar pritje për artistët pjesëmarrës të bienales nomade “Manifesta 14 Prishtina”, që ka filluar dje në Prishtinë.
Ai i falënderoi artistët për pjesëmarrjen dhe kontributin në Manifesta, e cila për 100 ditë do të jetë aktive, përditë, në 25 vende të ekspozimit të veprave artistike të 103 artistëve nga 30 shtete, njofton Zyra e Kryeministrit.
Tutje bwhet e ditur se Kurti falënderoi artistët kosovarë të cilët jetojnë në Kosovë dhe ata të cilët janë kthyer që të jetojnë gjatë kësaj Manifeste, sepse, sipas kryeministrit, ky bashkëpunim i artistëve vendorë dhe atyre ndërkombëtarë dhe atyre vendorë që janë në mërgatë dhe atyre vendorë që janë në vend, natyrisht që e rritë shkëmbimin edhe përvojën e të gjithëve.
Në veçanti, kryeministri falënderoi Hedwig Fijen, e cila si udhëheqëse dhe organizatore ka punuar shumë për atë që do të përjetojmë ne gjatë këtyre 100 ditëve.
“Kanë mbetur edhe 99 ditë, pra po i numërojmë teposhtë, në njërën anë gëzohemi që po kemi kaq shumë ditë përpara, por në tjetrën anë hidhërohemi me çdo ditë që na shkon sepse çdo ditë është e papërsëritshme për përvojat dhe për ndjesitë që ne i fitojmë nga Manifesta, tha kryeministri.
Manifesta 14 Prishtina”, filloi dje në Prishtinë./21Media