Në ditën e saj të lindjes, Vjosa Berisha kujtohet nga bashkëshorti dhe djali

Janë bërë një muaj që kur është ndarë nga jeta producentja, Vjosa Berisha. Ajo la pas vetes burrin, regjisorin Fatos Berishën dhe një djalë, Lekën.
Me rastin e ditës së saj të lindjes, ata e përkujtuan përmes postimeve në rrjetet sociale.
Fatosi ka publikuar një fotografi të Vjosës.
“Ota sot ka ditëlindjen”, është përshkrimi që ka lënë poshtë fotografisë.

Ndërsa, Leka ka publikuar edhe një bisedë që kishte zhvilluar me të ëmën dy ditë para se ajo të ndërronte jetë.



Vjosa Berisha vdiq më 22 qershor 2022./21Media

Back to top button