Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti: Partitë e tjera po bëjnë premtime të rrejshme

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka akuzuar kandidatët e partive të tjera për kryeministër se po bëjnë premtime ekonomike pa asnjë mbulesë.

Sipas tij, ata po bëjnë premtime, siç i quajti ai, të rrejshme për rritje të pagave 50 për qind, pasi ‘e dinë se nuk do të testohen në ulësen e kryeministrit’.

Albin Kurti këto deklarata i bëri gjatë tubimit elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje sonte në Suharekë.

“Të tjerët, për bindjen time të fuqishme, kanë premtime pa mbulesë. Ne kemi trend të vazhdueshëm. Realisht LVV-ja nuk ka nevojë as të premtojë, pasi ju po e jetoni trendin e zhvillimit ekonomik dhe shpërndarjes së mirëqenies, ndërkaq ata premtojnë pa mbulesë, thuajse ne nuk i njohim nga e kaluara. Tash thonë, për shembull, rritje të pagave 50 për qind, ndërsa kur ishin vetë ministra paga rritej 4 për qind. Kurse tash, kur nuk janë ministra, paga do të rritet 50 për qind. Por a e dini pse thonë se paga do të rritet 50 për qind, tjetra 90 për qind? Sepse e dinë se ata nuk kanë me u bë, pse mos me thonë. Ky është paradoksi i premtimeve të rrejshme. Premtimi i rrejshëm thuhet pa asnjë përgjegjësi dhe asnjë gajle, pasi s’ka me ardhur puna me u testuar kurrë. Kur dëgjoni dikë duke thënë se do t’i zvogëlojmë tatimet dhe do t’i rrisim shpenzimet, veç mendoni se kush i ka dhënë mësim ekonomi këtij personi ose ka ikë prej orës, nuk bën të përjashtohet. Pra, zvogëlo tatimet dhe rrite shpenzimet”, theksoi ai.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button