​Kurti: Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje festive për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar 15-vjetorin e pavarësisë, duke thënë se detyrë kryesore është se kur të vijë 20-vjetori, të jenë shumëfishuar arsyeje që të rinjtë ta zgjedhin Kosovën për një të ardhme të mirë.
“Pavarësia jonë u arrit përmes luftës dhe sakrificës dhe ajo do të arrihet përmes punës e cila karakterizon njerëzit e mirë të Kosovës që punojnë për vetën shoqërinë e ekonominë tonë. Në këtë festë duhet të përkujtojmë se detyra jonë kryesore është se kur të vijë 20 vjetori të jenë shtuar e shumëfishuar arsyet që të rinjtë të mund ta zgjedhin Kosovën për një të ardhme dhe jetë më të mirë”, tha Kurti.
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Back to top button