Në 15-vjetorin e Pavarësisë, bëhet ngritja solemne e flamurit

Para objektit të qeverisë është ngritur solemnisht flamuri i Republikës së Kosovës.
Aty kanë marrë pjesë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ai i Shqipërisë, Bajram Begaj si dhe kryeministri Albin Kurti. Pastaj kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Të njëjtit kanë bërë nderime edhe pranë obeliskut për të pagjeturit.