​Kurti për barrikadat në veri: Nuk tolerojmë, do takohem me KFOR-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media sot ka folur për situatën në veri.
Kurti tha se nuk mund të lejojnë që barrikadat e vendosura atje të qëndrojnë edhe për shumë gjatë, andaj ai ka paralajmëruar takim me komandantin e KFOR menjëherë pas Krishtlindjeve.
“E tash lirinë e lëvizjes nuk e kemi sepse janë vendosur 11 barrikada, që siç e dini ju të gjithë nuk janë barrikada civile, janë barrikada të njerëzve të uniformuar, të armatosur dhe janë të pozicionuara asisoj që më shumë kanë të bëjnë për ta mbrojtur personin e e uniformuar dhe të armatosur që të shtijë në personin që vijnë sesa të mos lejojë tejkalimin e automjeteve në anën tjetër. Nuk janë barrikada civile dhe KFOR-it ia kemi dhënë atë kohë. Shumë shpejt pas Krishtlindjeve duhet ta kemi një takim me komandantin e KFOR, unë si kryeministër dhe në të cilin besoj do të sqarojmë gjithçka. Kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht, tashmë u bënë dy javë dhe nuk mund të lejojmë të kalojnë javë e javë tjera. Në atë takim besoj do të sqarohet gjithçka”, tha Kurti ndër tjera./21Media
 

Back to top button