Radojeviq: Prej disa muajsh Albin Kurti harton lista për arrestim të serbëve

Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “ka muaj që harton lista të ndryshme për arrestimin dhe përndjekjen penale të serbëve” dhe se lista e publikuar nga përfaqësuesi i Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Armend Muja, është vetëm e fundit.
“Nuk po flasim vetëm për veriun e Kosovës, një problem i ngjashëm ekziston edhe në komunën e Shtërpcës, ku më shumë se 90 persona, të cilët janë punëtorë të asaj komune sipas sistemit serb, kanë kallëzime penale për shkelje të rendit kushtetues. ”, tha Radojeviq për TV Prva.
Ai vlerësoi se ishte një mënyrë që Kurti t’i “pastron hesapet me të gjithë serbët më në zë”, gjegjësisht t’i “presë kokën” lidershipit politik të serbëve në Kosovë dhe të ndalojë rezistencën e serbëve ndaj tij dhe institucioneve që ai drejton.
Radojeviq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut deri në fillim të nëntorit, kur u largua nga institucionet e Kosovës së bashku me serbët e tjerë nga veriu i Kosovës./21Media

Back to top button