Kurti për Muzeun e Burgut të Prishtinës: Kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

Sot është hapur Muze Burgu i Prishtinës, brenda tij është shfaqur ekspozita e parë e quajtur “Burgu i Idealit”.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ndërtesën që e kanë shndërruar në muze do ta restaurojnë
“Brenda 17 qelive të ish-Burgut të Prishtinës rrojnë histori të shumta të dhunës së regjimit serb mbi patriotët shqiptar, që nga ndërtimi i tij në vitet e 50-ta, e deri në vitin 1999. Kujtime e dëshmi të përndjekjes, maltretimit dhe shtypjes së idesë e idealit për liri.”Burgu i Idealit”. Kështu titullohet ekspozita që u hap sot, e që mëton të tregoj realitetin e shumë të burgosurve dhe burgjeve, jo vetëm në Prishtinë. E punuar në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e të Burgosurve Politikë, kjo ekspozitë është faza e parë e hapjes së burgut”, u shpreh Kurti.
“Kjo ndërtesë, që e kemi shndërruar në Muze të Burgut të Prishtinës, do të restaurohet e konservohet tërësisht, për ekspozitën e përhershme, e në funksion të Muzeut të plotë të Burgut të Prishtinës. Nga sot, kjo ndërtesë është aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore. Si kujtesë e idealit dhe qendresës, e si përkujtim për torturat e terrorin e përjetuar nga shumë të burgosur. Ky burg që sot hapi dyert, do të ruajë e dokumentojë historinë tonë të vështirë, në përkujdesje që të mos përsëritet më kurrë”, shtoi Kurti./21Media

Back to top button