UP “Hasan Prishtina” fiton ndeshjen e dytë në botërorin e hendbollit

Ka përfunduar ndeshja e fundit në sallën “1 Tetori”, ku fitues është Universiteti i Prishtinës, Hasan Prishtina.
UP “Hasan Prishtina” ka korrur fitoren e dytë në Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, pasi e ka mposhtur me shifrat 32:29 portugezët e UAVEIRO-s.
Djelmoshat “Dardanë” treguan paraqitje tejet të bukur përgjatë tërë ndeshjes, ku ishin klinikë para golit dhe të mobilizuar mirë në mbrojtje.
30′ minutëshin e parë UP Hasan Prishtina krijoi epërsi prej pesë pikëve, kështu duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 18:13.
UAVEIRO arriti të rikthehet në ndeshje ku edhe e kishte epërsinë në pjesën e dytë me shifrat 16:14, po që nuk ishte e mjaftueshme pasi që rezultati në fund të ndeshjes i takonte kosovarëve me shifrat 32:29.
Golashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Drenit Tahirukaj me plot 14 gola të shënuar, ndërsa më i dalluari te portugezët ishte Fabio Silva me nëntë gola të realizuar.

Back to top button