Kurti për rastin e Astrit Deharit: Përgjegjësit të japin llogari për arrestimin e një të pafajshmi

Pasi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje u liruan nga akuzat për sulm në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016, që është kualifikuar si vepër terroriste, reagoi lideri i këtij subjekti politik dhe njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai e quajti këtë drejtësi të vonuar si dhe tha se përmendi vdekjen e Astrit Deharit i cili po ashtu bënte pjesë në personat e akuzuar për këtë rast.
“Astrit Dehari, aktivisti ynë është marrë në burg për këtë akuzë dhe kur sot kjo akuzë bjen tërësisht, ai më nuk gjendet në mesin tonë. Nëse deri tash kemi bërë thirrje ‘’Drejtësi për Astritin’’ për të zbuluar tërësisht rastin, tash kjo thirrje bëhet edhe më e prerë. Përgjegjësit e rastit të Astrit Deharit duhet të japin llogari për arrestimin e një të pafajshmi dhe mbytjen e një aktivisti politik.”, shkroi Kurti në Facebook.
Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, janë liruar nga Gjykata Themelore nga akuzat për sum terrorist në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Të njëjtit nga prokuroria speciale akuzohen për sulm terrorist.
Ky rast ishte kthyer në rigjykim nga gjykata e shkalles së dytë(Gjykata e Apelit). Rigjykimi ndaj tashmë të akuzurve kishte filluar në mars të vitit 2020./21Media

Back to top button