Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti për Shemsi Krasniqin: Humbëm një zë që u bë pjesë e identitetit tonë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së Shemsi Krasniqit (Shemi). Ai ka shprehur ngushëllime për familjen e tij, duke shtuar se Shemi i ka dhënë fytyrë një etape të rëndësishme muzikës në vend.

Sipas Kurtit, me interpretimin e Shemsi Krasniqit, kënga u shndërrua në kujtesë kolektive, ndërsa këngë si “Xhamadani vija-vija” u bënë shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo që jetojnë.

Reagimi i plotë:

Sot u nda nga jeta Shemsi Krasniqi – Shemi, një zë që ka hyrë në shtëpitë tona pa trokitur. Si vokalist i “Ilirëve”, ai i dha fytyrë një etape të rëndësishme të muzikës sonë dhe i dha publikun një mënyrë për ta ndjerë veten bashkë, edhe kur ishim larg.

Me interpretimin e tij, kënga u bë kujtesë dhe kujtesa u bë këngë; “Xhamadani vija-vija” u dëgjua e u këndua si shenjë identiteti dhe bashkimi për shqiptarët kudo.

Në këto çaste, e kuptojmë edhe më shumë se sa rrallë lindin zëra që nuk janë vetëm art, por janë gjuhë e përbashkët emocioni shpirtëror.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, për dhimbjen e humbjes. Ngushëllime për miqtë, bashkëpunëtorët dhe për gjithë publikun që e deshi, sepse kur ikën një artist i tillë, pikëllimi është mbarëkombëtar.

Të gjithë ne ta nderojmë me respektin që i takon, duke e mbajtur gjallë në kujtim dhe në mirënjohje.
Disa zëra nuk mbarojnë me një lajm, ata vazhdojnë sa herë që një këngë ngrihet si flamur në zemër. Ashtu do të
dëgjohet përherë Shemi jonë, xhamadan i këngës e shpirtit.

U prehtë në paqe. I lehtë i qoftë dheu.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button