Kurti për zgjedhjet e mundshme në vitin 2022: Mos e kanë fjalën për 1 Prillin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar me diskutimet se mund të ketë zgjedhje të reja të parakohshme në prillin e vitit 2022.
Në konferencë për media, kur është pyetur nga gazetarët se a mund të ketë zgjedhje në prill të vitit të ardhshëm, Kurti u përgjigj duke thënë
“Mos e kanë pasë fjalën për 1 prillin”, duke aluduar në datën që njihet si “dita e gënjeshtrave”.
Kurti iu është përgjijgur liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha të martën në Kuvend se Kurti duhet ta dorëzoj diplomën e tij universitare për shkak të deklaratave të kryeministrit se “rryma nuk mund të ruhet në frigorifer”
“Unë diplomën nuk e kam për blerje në bursë. Nuk besoj që kemi bërë asnjë gabim deri më tani”, tha Kurti./21Media

Back to top button