Arrestohet një person për organizim të bixhozit në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm si dhe Armëmbajtje pa leje”, në Vushtrri.

Policia ka njoftuar ka shkuar në lokacion dhe përveç provave se në atë lokal ishte organizuar bixhoz i paligjshëm, gjatë kontrollit kanë gjetur edhe një armë për të cilën personi i dyshuar nuk posedonte leje e gjithashtu është gjetur edhe një sasi e municionit, shkruan rtv21.tv.

“Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm të bixhozit janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë në “Facebook”.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe , “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./21Media

Back to top button