Kurti: Po bëjmë çmos që të ndërpriten reduktimet e energjisë elektrike
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se po bëjnë gjithçka në mënyrë që të ndërprehen reduktimet e energjisë elektrike.
Kurti tha se blloku b2 i termocentralit “Kosova B” është në remontë dhe pritet të përfundojë shpejtë. Ai ka thënë se termocentrali Kosova A i ka njësitet e vjetra 60 vjet e Kosova B, 40 vjet.
“Aryseja pse është në remontë është që të minimizohen gjasat për avaritje të hirit. E paramendojeni një avari tjetër”, ka thënë Kurti, teksa tregonte sesa të vjetra janë njësitet që prodhojnë rrymë. Në ditën kur kanë filluar reduktimet konsumi i energjisë ka qenë 240 kilovatë, më shumë sesa prodhimi. Ndërkaq çmimi ka qenë 430 euro për kilovatë. Importi është shumë i kushtetueshëm”, tha Kurti.
Kurti foli edhe për bashkëpunimin me Shqipërinë.
“Javën e kaluar kemi pasur një bashkëpunim të shtuar me Shqipërinë. Ky bashkëpunim ka mundësuar zbutjen e reduktimeve, megjithatë energjinë që mund ta marrim nga Shqipëria për fat të keq nuk e plotëson në tërësi mungesën tone. Aktualisht të gjitha institucionet po bëjnë çmos që redaktimet të ndalen. Ministria e Ekonomiosë ka përpiluar një listë të masavë për efiçencë të energjisë dhe ngrohje, sidomos për familjet në nevojë. Zbatimi i këtyre do të fillojë së shpejti”, tha Kurti.
Kurti shtoi se luftimi i vjedhjes së rrymë do jetë prioritare.
“Luftimi i rasteve të vjedhjes së rrymës dhe kursimi do të jenë dy pikat kritike për stabilizimin e kësaj gjendjeje”, tha Kurti më tej./21Media