Kurti pranoi telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod
Kryeministri Albin Kurti sot ka pranuar telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit, Slavonski Brod, Mirko Duspara, i cili i ka shprehur ngushëllime të sinqerta në emër të tij dhe të qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm në afërsi të këtij qyteti, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, të cilët ishin duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë.
“Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod.”, është bërë e ditur në telegramin e kryetarit Duspara, ka zyra e Kryeministrit.
Ndryshe, një autobus nga Kosova është aksidentuar dje në mëngjes në Slavonski Brod të Kroacisë, ku kanë vdekur 10 bashkatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 kanë marrë lëndime më të rënda.
Në nder të 10 personave të vdekur në aksident, në Prishtinë mbrëmë janë ndezur qirinj, ndërsa dita e sotme është shpallur ditë zie./21Media