​Guardiola flet për finalen e humbur dhe tregon nëse gaboi me formacionin startues

 

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola doli në mbrojtje të përzgjedhjes dhe taktikave të tij në formacion pas humbjes 1-0 nga Chelsea të shtunën në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai tha se bëri atë që mendonte se ishte e drejtë për ta fituar këtë ndeshje.

Ai vendosi vendosi ta fillojë ndeshjen pa një mesfushor mbrojtës, ide të cilën shumë njohës të futbollit menduan se e la skuadrën ne tij të ekspozuar në defanzivë.

“Unë bëra atë që mendoja se ishte vendimi më i mirë. Kevin de Bruyne u dëmtua por kjo ndodh në këtë garë dhe në këto lojëra. Ne kishim nevojë për të gjithë. Ambicia tani është të pushojmë, por pastaj të përgatitemi për sezonin e ardhshëm. Ishte hera e parë që ishim në këtë fazë. Shpresojmë se do të jemi përsëri këtu në të ardhmen.”, tha Guardiola për “BT Sport”.

Ai shtoi se patën mundësi dhe lavdëroi lojtarët.

“Ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për ne. Ishte një lojë e mirë. Ne patëm shanse. Ne ishim të shkëlqyeshëm në pjesën e dytë, ishim të guximshëm dhe nuk mund t’i shndërronim shanset në gol pasi ishin kaq të fortë. Lojtarët ishin të jashtëzakonshëm.”, përfundoi ai.

Back to top button