Kurti priti pjesëtarët e FSK-së që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë, janë pritur sot nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në ”Facebook”.
Ndërkaq, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për shërbimin profesional dhe vetëmohues të ushtarakëve, duke shprehur edhe njëherë zotimin e përbashkët të qeverisë në përgjithësi për investim edhe më të madh në forcimin e FSK-së në përmbushjen efektive të misionit të saj ushtarak të forcave bashkëkohore mbrojtëse.
Ndryshe, me 9 gusht, Presidentja, Vjosa Osmani ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve./21Media

Back to top button