Kuvendi nuk ka miratuar raportin vjetor të KPMShC-së
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2020. Kundër miratimit të këtij raporti u shprehën 57 deputetë nga partia në pushtet, ndërsa u kritikua qasja e së njëjtës nga opozita.
Në emër të grupit parlamentar të LVV-së, deputeti Fitim Haziri tha se në raportin e KPMShC- së janë evidentuar shumë parregullsi dhe i njëjti nuk duhet të miratohet.
“Arsye e mos miratimit të raporti lidhet me paqartësitë e paraqitura në këtë raport, si dhe janë evidentuara se anëtarët e Këshillit kanë ushtruar funksionin e tyre në mënyrë të anshme, e jo në bazë të ligjit”, tha ai.
Kjo qasje u kritika nga deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, i cili tha se fillimisht shkarkimi i bordeve, pastaj mos miratimi i raporteve të të njëjtëve është një standard i ri në Kuvend, i cili po prish imazhin e institucioneve të pavarura.
“Shihet qartë se kanë votuar politikisht sepse kjo është shumë e paqartë se Kuvendi fillimisht ka shkarkuar anëtarë dhe pastaj fol për raport. Kjo është një standard i ri, kjo formë prish imazhin e institucioneve”, tha ai.
Ndërsa, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi duke ironizuar tha se arsyetimet e grupit parlamentar të LVV-së i kanë për mrekulli edhe kur mashtrojnë.
“Nuk mundeni me votu një raport të një këshilli të cilin e keni shkarku dhe keni bërë shkelje. Ajo lëndë është në Gjykatën Kushtetuese, po mendoj se pa dashur me ndiku është dashur me prit vendimin e saj. Arsyetimet i keni për mrekulli, 10 she e keni në arsyetim edhe kur mashtroni, nuk tregoni se keni pasur urdhër për me shkarku këtë bord“, tha Beqa.
Praktikën e tillë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj e quajti më të keqën që ka qenë ndonjëherë në parlament.
“Ësjtë një praktik më e keqja parlamentare, pasi ju paraprakisht keni shkarkuar bordet, kjo është maltretim për qytetarët dhe deputetët”, u shpreh Lekaj.