Kurti publikon listën e aseteve të trashëgimisë kulturore që janë restauruar

Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti ka  treguar për investimet që Qeveria e Kosovës ka bërë për trashëgiminë kulturore, duke i vlerësuar si më të lartat ndonjëherë.

“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.”,  ka shkruar Kurti nqë Facebook, duke publikuar listen e monumenteve të restauruara:

“Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:

Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

Shtëpitë tradicionale të Janjevës

Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

Kishën Katolike në Ferizaj

Xhaminë në Turbohovc të Istogut

Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

Postën e Vjetër në Mitrovicë.’

Back to top button