Kurti: Qeveria koti nuk është akademia e Kosovës, por pandemia e saj

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se formimi i paligjshëm i një qeverie që ka mbledhur bashkë tërë përgjegjësit për hajninë 20 vjeçare të subjektivitetit politik dhe ekonomik të shtetit tonë, nuk ndalet vetëm në keqadministrimin e pasurive të vendit, as në dëmtimin e institucioneve, por edhe në dëmtimin fizik dhe psikologjik të popullsisë së vet.

Këto komente Kurti i ka bërë gjatë vlerësimi të raportimeve të mediave ndërkombëtare, të cilat Kosova prin në botë për numrin e vdekjeve për 1 milion banorë.

Kurti ka thënë se nga mediat ndërkombëtare po marrim statistika të përmbysura. Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit.

Në datën 13 maj, pikërisht kur qeveria jonë e mirë i pat mbushur 100 ditë, gazetari amerikan, për të shpalosur gjendjen e rëndë të krijuar nga virusi Corona në ShBA, merrte si shembull të shkëlqyer disa shtete mes të cilave edhe Kosovën. Shembujt që citonte dëftonin më së miri se menaxhimi i mirë i rrezikut të virusit Corona nuk varej nga fuqia apo madhështia e shtetit, por nga përgjegjësia e qeveritarëve të tij. Që atëherë kanë kaluar më shumë se 100 ditë, e së shpejti do bëhen 100 ditët e qeverisë koti. Nga mediat ndërkombëtare po marrim statistika të përmbysura. Kosova sot nuk është as shembull i mirë e as shembulli i keq, por thjesht vendi që mban rekordin e numrit të vdekjeve prej virusit“, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka theksuar se qeveritarët e ardhur nga të gjitha partitë humbëse kanë mendjen të ndajnë postet dhe tenderat.

Partitë tradicionale të korrupsionit, kur nuk e kanë më mundësinë të mashtrojnë votuesin, nuk ndalen më me vrasjen e ndërmarrjeve publike e institucioneve shtetërore, por cënojnë pa kthim edhe shëndetin publik. Afër 100 ditët e ‘institucionalizmit’ dhe akademikëve të propaganduar nuk ushqejnë trurin, por rrënojnë trupin. Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj. Kuadro të këtilla institucionaliste me shumë përvojë në menaxhim? Jo, falemnderit“, ka theksuar Kurti.

Back to top button