Kurti: Reciprociteti s’është për hakmarrje, por ndjehemi të diskriminuar

Kurti: Reciprocitetin se bëjmë kundër Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se letërkëmbimin e ka marrë nga një zyrtar i NATO-s.

“Së pari qeveritë e shkuara janë të shkuara le të përgjigjen kryeministrat, kjo është qeveri e re, këtë letërkëmbim nuk e kam nxjerrë në zyrën time, por më është dhënë nga një zyrtar i NATO-s, duke iu falënderuar NATO-s ne edhe e morëm letërkëmbimin”, tha Kurti.

I pyetur se a kanë biseduar në takimin e sotëm me përfaqësues të OEK-ut për tarifën 100%, Kurti tha se taksa s’ka qenë fokusi i takimit.

“Me odën ekonomike kemi biseduar për shumë çështje, fokusi ynë s’ka qenë tarifa 100 %. Prioritetet tona janë sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit. Kryefjalë e punëve tona nuk është Serbia. Lidhur me tarifën, u njoftova nga OEK se ekziston një numër i madh i shkeljeve përnmes barrierave jo tarifore që ja bënë Serbia Kosovës. Reciprociteti nuk është për hakmarrje, por ndjehemi të diskriminuar dhe duam baraza, dhe është brenda ligjeve dhe rregullave tona. Reciprociteti është gjëja më normale. Nuk e bëjmë kundër serbisë, as kundër serbëve të Kosovës, por për interesa të shtetit tonë”, deklaroi Kurti./21Media

Back to top button