Kurti: Rezultati jo i kënaqshëm për Vetëvendosjen vjen si…

Kryeministri, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është deklaruar për rezultatin e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale, rreth 15 orë pas publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ai ka thënë se “rezultati jo i kënaqshëm për neve (Lëvizjen Vetëvendosje), vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat ne duhet t’i analizojmë më gjatë vijim, si dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër Vetëvendosjes”.
Kurti ka vlerësuar administrimin e procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ-ja, shkruan rtv21.tv
“Ishte shumë i mirë, dhe me këtë rast i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitetin”, ka thënë ai.
“I uroj të gjithë kryetarët e komunave të cilët u zgjodhën dje. Ata do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin edhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër, ku para të mëdha nëpër qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër. Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë dhe do t’i mbikëqyri me shumë vëmendje”, ka shtuar Kurti.
Lëvizja Vetëvendosje, në Zgjedhjet Lokale, ka fituar garën për katër komuna: Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Shtime./21Media

Back to top button