Kosova dhe Kroacia pritet të finalizojnë 7 marrëveshje së shpejti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot kanë mbajtur konferencë për media pas takimit mes dy delegacioneve shtetërore, si dhe takimit me komunitetin e biznesit.
Kurti ka thënë se i është mirënjohës Kroacisë për bashkëpunimin e vazhdueshëm, për vaksinat antiCOVID dhe solidaritetin për viktimat që humbën jetën në aksidentin në Sllavonski Brod, shkruan rtv21.tv
Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se në takimin e sotëm është biseduar për raportet miqësore ndërmjet dy shteteve dhe zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe.
Po ashtu, Kurti ka thënë se shpreson që së shpejti Kosova dhe Kroacia të finalizojnë 7 marrëveshjeve tjera.
Kurti ka njoftuar se në Kosovë me kryeministrin Plenkoviq po qëndrojnë edhe drejtues së korporatave të fuqishme në Kroaci./21Media