Kurti: Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se  Kosova kaloi me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti tutje ka shtuar se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës.

“Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë. Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer”, ka shkruar Kurti.

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është pranuar sot nga Komiteti i Ministrave të Këshillit./21Media 

Back to top button