Kurti në Vjenë takohet me Lajçak flasin për anëtarësime në BE

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar Grupin e Socialistëve Demokrat për ftesën në Samitin e Liderëve të Ballkanit që u mbajt sot në Vjenë të Austrisë.
Lajçak, në fotografitë e ndara shihet se ka takuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“E përshëndes angazhimin e fortë për anëtarësim në Bashkimin Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet”, ka shkruar Lajçak.
Thanks to @TheProgressives and @IratxeGarper for having me at today’s Western Balkan Leaders Summit in Vienna. Welcomed the renewed strong commitment to 🇪🇺 membership for the Western Balkans and the opportunity to exchange views. pic.twitter.com/teEbDxcSos
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 8, 2022
Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se e mirëpret deklarimin e këtij samiti për aplikim e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kosova ka paralajmëruar se do të dorëzojë aplikimin para përfundimit të vitit./21Media