Kurti takon gratë e Krushës së Vogël, flasin për ndriçimin e fatit të të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim gratë nga Krusha e Vogël.
Në takimin e përbashkët me Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për ndriçimin e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë, si dhe angazhimi për rritjen e mirëqenies së familjarëve të tyre.
Në njoftimin nga zyra e kryeministrit thuhet se në takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hartimin e politikave për drejtësi tranzicionale, nëpërmjet një qasjeje gjithëpërfshirëse, që adresojnë nevojat dhe kërkesat e kategorive të dala nga lufta./21Media

Back to top button