Kurti takon Lajçakun në Sllovaki, rithekson angazhimin për një marrëveshje me Serbinë
Në kuadër të forumit GLOBSEC, kryeministri, Albin Kurti është takuar me Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajcak në Bratisllavë.
Në fotografinë e publikuar nga Kurti në ”Twitter”, Lajçak shihet duke e treguar kryeqytetin sllovak nga lartë.
”Ne kemi bisedime të rregullta me Miroslav Lajcak si pjesë e dialogut tonë parimor dhe konstruktiv në Bruksel. Këtë herë u takuam në shtetin e Lajçakut në Sllovaki ku ritheksova angazhimin tonë për një marrëveshje me Serbinë e përqëndruar në njohje reciproke”, ka shkruar Kurti.
