Kurti: Tani po e vërejmë se sa kemi vuajtur për një qeverisjes që nuk keqpërdor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti derisa po shqyrtohet projektbuxheti për 2022, tha se tani po e vërejnë se sa ka vuajtur shteti I Kosovës për një qeveri që nuk keqpërdor dhe nuk abuzon me paranë publike.
Kreu i ekzekutivit konsideron se ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje me të lartë se në vitin 2021 të cilën deri në fund beson se do ta mbyllin me 10 për qind.
”Ekonomia e vendit asnjëherë nuk ka parë rritje ekonomike më të lartë sesa në vitin 2021. Do ta mbyllim këtë vit me një rritje ekonomike rreth 10% dhe rritje të të hyrave prej 33%, të dyja këto si rezultat i një qeverisjes të mirë dhe i besimit të qytetarëve në institucionet e vendit e veçanërisht për qeverinë. Vitin që po e lëmë pas e gjetëm me borxhe dhe projekte të dëmshme për vendin kemi anuluar vendimin për shpronësimet në autostradën e Dukagjinit, segmenti Kievë-Zahaq, e cila sipas raportit të Auditorit doli se kishte fryrje të çmimeve. Kemi gjetur ndarje buxhetore për projekte kapitale të pamaturuara në një kohë pandemie e në anën tjetër shkurtime buxhetore pikërisht për institucionet shëndetësore si SHSKUK e Ministria e Shëndetësisë“, tha Kurti.
Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti u shpreh se buxheti i vitit 2022 prej më shumë se 2.7 miliardë, parasheh projekte që ndikojnë në ringjallje ekonomike, fuqizojnë gratë dhe prodhimin vendor.
“Për herë të parë po e votojmë një buxhet I cili është tërësi i yni, një buxhet i cili ka ndarje buxhetore për projekte të maturuara e me qëllime zhvillimore që ngërthen në vete një plan të ringjalljes ekonomike që ndihmon ata që janë prekur më së shumti nga pandemia dhe fuqizon gratë dhe prodhime vendor një buxhet, i cili sigurinë shëndetësinë e arsimin i ka prioritete. Në mënyrë specifike buxheti për vitin 2022 do të jetë 2 miliardë e 748 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do ta arrijnë vlerën buxhetore 2 miliardë e 364 milionë euro. Kemi ndarë 388 milionë euro në kategorinë paga dhe mëditje, 285 milionë euro për mallra dhe shërbime 873 milionë euro në subvencione dhe transfere 556 milionë euro në shpenzime kapitale dhe në shpenzimet komunale kemi ndarë 19 milionë euro”, tha Kurti.
Shefi i Qeverisë tutje tha se tani po e vërejnë se sa ka vuajtur shteti I Kosovës për një qeveri që nuk keqpërdor dhe nuk abuzon me paranë publike.
“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor andaj për herë të parë kemi buxhet prej mbi 100 milionë eurosh apo 1.3 % të bruto produktit vendor dhe synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2% të bruto produktit vendor aq sa e kërkon standardi I NATO-së. Përveç ndarjeve buxhetore që kanë për fokus forcimin e sigurisë së vendit, avancimin e arsimit dhe përmirësimin e sistemit të shëndetësisë projektligji për vitin 2022 ka edhe disa risi sa i përket menaxhimit të mirë të financave publike dhe ruajtjes së stabilitet makro-fiskal…Tani po e vërejmë se sa ka vuajtur shteti ynë për një qeverisje e cila nuk keqpërdor dhe nuk abuzon me paranë publike për një qeverisjes që synim parësor ka zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit si rezultat ngritjen e mirëqenies qytetare”, tha Kurti.
Ai derisa ka treguar për ndarjet buxhetore për arsim e shëndetësi theksoi se për herë të parë nga buxheti i Kosovës janë ndarë mjete për Luginën e Preshevës prej 2 milionë eurosh.

Back to top button