Kurti: Të arriturat e Fanajt janë inspirim për mërgatën në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Ylfete Fanajn që u zgjodh ministre në qeverinë kantonale në Luzern.
Kurti ka thënë se të arriturat e Fanajt janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën në Zvicër.
“E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët”, shkroi Kurti.
Fanajn gjatë ditës e ka uruar edhe presidentja Vjosa Osmani./21Media