Kurti tha se do të punësojnë 500 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryeministri Albin Kurti, sonte deklaroi se në këtë vit punësimi i 100 asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta po realizohet, krahas përgatitjes së kuadrove të nevojshme.
Ai u shpreh se deri në fund të mandatit, do të punësojnë 500 asistentë në shkolla.
Sipas Kurtit, aktualisht janë vetëm 70 asistentë të diplomuar e të papunë.
“Në programin qeverisës ne kemi paraparë që çdo vit të qeverisjes sonë të punësojmë nga 100 asistentë, që deri në fund të mandatit tonë t’i kemi së paku 500 asistentë në shkolla. Vitin 2022 e kemi shpallë “Vit të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës”, përgjatë të cilit do të ndërmarrim hapa konkret për përmirësimin e situatës që e kemi gjetur. Në Kalendarin e Aktiviteteve për vitin 2022, me punën e përbashkët të përfaqësuesve të organizatave, përfshirë Down Sindrom Kosova, mes tjerash do të bëhet edhe trajnimi i mësimdhënësve dhe drejtorëve të arsimit të mesëm të lartë, për qasjen dhe arsimimin e nxënësve me nevoja të veçanta.”, ka shkruar Kryeministri në Facebook.
Ai ka shtuar se do të ndërtojnë sisteme dhe shërbime të domosdoshme për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve, e që arrijnë te të gjithë fëmijët./21Media

Back to top button