Kurti tha se mos të ishte letra e Thaçit për NATO-n, ushtria do ishte në veri, reagon Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i reagoi kryeministrit Albin Kurti i cili tha se vija kufitare në veri është shumë e gjatë dhe se kufiri në Lepsoaviq , Zubin Potok e Zveçan do të duhej të ruhej nga ushtria, por sipas se ish-presidenti Hashim Thaçi në 2013 kishte çuar letër tek NATO që Ushtria nuk e kalon Ibrin. Kryeministri deklaroi se ajo letër edhe tani po i kufizon raportet me NATO-n.

Krasniqi tha se Kurti tash e disa herë po mashtron lidhur me këtë vendim.

“Që disa herë del e mashtron për letrën e dakordume me NATO-n. Aty nuk thotë në asnjë pjesë që FSK-ja nuk mundet me shku në veri, por thuhet që duhet me shku në dakordim dhe pajtim me NATO-n”, tha ai.

Back to top button