Musliu: Ky që sot është kryeministër si duket i ka hipur kalit mbrapshtë

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu adresoi një mori kritikas për kryeministrin Albin Kurti lidhur me procesin e dialogut.

Sipas saj qeveria ka lënë anash me qëllim proceset e brendshme të vendit.

“Ky që sot është kryeministër si duket i ka hipur kalit mbrapshtë. Kështu që të dashur qytetarë të Kosovës, dialogu me Serbinë e ka konsumuar aq shumë diskursin publik në këtë vend saqë shumë njerëz e kanë parë si trampolinë të vetme për të qenë në skenën politike. Duke thur teori se kush është patriot e kush tradhtar janë lënë anash qëllimshëm proceset e brendshme politike dhe degradimi i brendshëm shoqëror”, tha ajo.

Back to top button