“S’mund të sillesh si kauboj dhe të ofendosh policinë ” , Dimal Basha dhe Von Cramon debatojnë në Twitter

Pas reagimeve të deputetit të  Vetëvendosjes Dimal Bashës ndaj deklaratës së raportueses për Koosvën në PE,  Viola Von Cramon, kjo e fundit  ka replikuar me Bashën në rrjetin social.

Basha, sot më herë i ka reaguar eurodeputetes, Viola von Cramon , ajo në Zveçan iu ka thënë forcave policore ”çka dreqin ju solli këtu, ku është kërcënimi”.

Ai ka thënë sjellja e eurodeputetes është “mentalitet imperialist” si dhe “i turpshëm”.

Me pretendimin se Basha po e sulmon Von Cramon  ka bashkëngjitur deklaratën e përbashkët të shteteve të Quintit.

“Më mirë të lexoni se çfarë thotë pjesa tjetër e botës në vend që të më sulmoni.”, i ka thënë ajo.

Basha i ka kthyer përsëri përgjigje, duke thënë se kritikën e tij ndaj saj ajo sigurisht do ta përdorë në raportin e saj për Kosovën në PE dhe ka shtuar se ajo nuk mund të ecë si “kauboj” dhe të ofendojë Policinë në Kosovë.

“Tani ju po e quani kritikën time “sulm”, kështu që mund të luani “viktimën” dhe ta përdorni këtë në raportin tuaj”

“Nuk mund të ecësh si një ‘kauboj’ dhe të ofendosh policinë tonë, sepse ata janë atje për të zbatuar sundimin e ligjit dhe demokracinë, forcat kriminale të Vuçiqit shkelin çdo ditë!”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button