Shefja e BE-së i kërkon Kurtit zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe uljen e tensioneve në veri


Kurti- Ursula von der Leyenit: Kosova ka zbatuar zotimet, është e rëndësishme që BE të largojë masat

Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje rreth takimit të kreut të Qeverisë Albin Kurti, me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Athinë.

Sipas njoftimi, një ndër temat kryesore të këtij diskutimi ishin çështjet bilaterale mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, me theks të veçantë në zbatimin e reformave. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor (EU Groëth Plan), të prezantuar nga vetë Presidentja Von der Leyen në Bratisllavë, zbatimi i marrëveshjeve nga Tregu i Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, si dhe dialogu në Bruksel ishin ndër tema kryesore të diskutimit.

“Kryeministri Kurti u shpreh se Kosova ka shënuar progres ekonomik edhe në këtë vit. Ai theksoi se rritja ekonomike reale për çerekun e parë të vitit 2023 është 3,9%. Në gjysmën e parë të 2023-tës të hyrat janë shtuar për 15,8%. Ndërkaq nënvizoi se inflacioni ka rënë nga 11,9% sa ishte në janar në 2,8% në qershor. Inflacioni këtë vit vlerësohet që të jetë në 5.2%.”, thuhet në njoftim, përcjell portali rtv21.tv

“Ai kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat.”

Po ashtu bëhet e ditur se në bashkëbisedim ai i kushtoi vëmendje edhe rëndësisë së zbatimit të marrëveshjeve, duke përfshirë marrëveshjet në kuadër të Tregut të Përbashkët Rajonal që janë nënshkruar në Berlin në nëntorin e kaluar si pjesë e Procesit të Berlinit.

Kryeministri Kurti sonte do të marrë pjesë në darkën e ftuar nga kryeministri grek, Mitsotakis, për liderët e Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në 20-vjetorin e Samitit të Selanikut.


Von der Leyen diskuton me Kurtin për “nevojën e shtensionimit të situatës në veri”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Athinë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kjo e fundit i ka kërkuar Kurtit angazhim për de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

Një kërkesë tjetër për Kurtin nga Ursula von der Leyen ishte edhe riorganizmi i procesit të dialogut

”Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kuritn për për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

Sipas saj është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së”.
Kurti po qëndron në Athinë me ftesë të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis. /21Media

Back to top button