Kurti: Vuçiq shkeli propozimin evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka shkelur nenin e katërt të propozimit të Bashkimit Evropian, pasi është zotuar se do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara(OKB).
Kurti ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim.

“Presidenti i Serbisë u zotua mbrëmë se do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në OKB. Kjo do të përbënte një shkelje të qartë të Artit. 4 të propozimit të BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve është i mundur vetëm nëse të dyja palët negociojnë në mirëbesim. Serbia me sa duket ka vendosur të mos e bëjë këtë”, ka shkruar Kurti sot në Twitter./21Media

Back to top button