Tre nxënës të shkollës fillore lëndohen pas një përleshjeje me mjete të forta

Tre nxënës si pasojë e një përleshjeje në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë janë lënduar në kokë e fytyrë me mjete të forta.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 10:00 është raportuar se tre fëmijë kanë pranuar trajtim mjekësor pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike në një shkollë në lagjen “Dardania” në Gjakovë. Pasi kanë pranuar ndihmën e nevojshme mjekësore janë liruar nga spitali (sipas personelit mjekësor dhe hetimeve të para të zhvilluara bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga mjete të forta). Policia ju ka përgjigjur rastit dhe është duke u vazhduar me procedurë të rregullt hetimore”, ka thënë Elezaj./21Media