Kusari-Lila: Vazhdimi i mbajtjes së masave ndaj Kosovës s’ka kuptim

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mbajtja në fuqi e masave të BE-së ndaj Kosovës e tyre është një gjë e pakuptimtë.

Kusari-Lila në një konferencë për media pas pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se janë vendosur masa për Kosovën vetëm pse i ka dërguar kryetarët e zgjedhur në Veri nën përcjellje policore, ndërkohë që ndaj Serbisë s’ka masa edhe përkundër se ka organizuar sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe ka planifikuar edhe sulm tjetër.

“Mbajtja e masave ndaj Kosovës në kohën kur sot dalin informacione se Serbia jo vetëm qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit por edhe ka planifikuar sulm tjetër”, ka thënë shefja e deputetëve të VV-së.

“Në këtë situata ku jemi, në Kosovë janë masat në fuqi për shkak të kryetarëve në Veri, e në Serbi s’ka masa edhe përkundër se kanë organizuar sulm terrorist dhe kanë vrarë edhe një polic të Kosovës”, a shtuar Kusari-Lila

“Diskutimi i këtyre masave është i pakuptimtë”, ka thënë ajo./21Media

Back to top button