Kush i tha PO e kush JO mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë

Deputetë sot kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë në Kuvend

Sot në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës u votua lidhur me mocionin e mosbesimit të Qeverisë, i cili mori 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, që mundësoi që mocioni për mosbesimin e Qeverisë të kalojë.

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mënyrë unanime votuar kundër mocionit të iniciuar nga opozita për rrëzim të Qeverisë PDK- LDK.

Mirëpo kjo nuk kishte mjaftuar se përpos partive opozitare mocionin e kanë përkrahur edhe deputetët e PDK ,përveç deputetës Ganimet Musliut e cili kishte abstenuar./21Media

 

 

Back to top button