Kushtetuesja ende nuk ka marrë vendim sa i përket Ligjit për Paga në Sektorin Publik

Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për zgjidhjen e çështjes sa i përket Ligjit për Paga në Sektorin Publik. Kështu kanë konfirmuar për RTV21 nga kjo gjykatë, duke shtuar se kërkesa ende është duke u proceduar.

“Gjykata nuk ka ndonjë afat të caktuar kushtetues-ligjor për vendimmarrje në këtë rast. Si çdo kërkesë tjetër të parashtruar nga institucionet, Gjykata është duke e trajtuar edhe këtë rast me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë, dhe për vendimmarrjen e saj do të njoftohen me kohë të gjitha palët dhe opinioni. “, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për RTV21.

Avokati i Popullit më 7 prill të vitit 2023 e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, me kërkesë për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Sipas njoftimit, që nga hyrja në fuqi e ligjit, Avokati i Popullit ka pranuar 104 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik./21Media

Back to top button