Sekretari i OBD-së ofron mbështetje për avancimin Doganës së Kosovës

Në ditë e dytë të vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së, Kunio Mikuriya është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.
Drejtori Llugaliu theksoi se: “Dogana e Kosovë është mirënjohëse me përkrahjen që na është dhënë në anëtarësimin tonë në ODB. Dogana e Kosovës përmes qasjes që kemi pasur ne OBD dhe përkrahjes së drejtpërdrejtë kemi përfituar me avancimin e praktikave me të mira”.
Gjithashtu LLugaliu njoftoi sekretarin lidhur me përmirësim e rezultateve në të hyra, avancimet në fushën e mbrojtjes së shoqërisë dhe avancimin e sistemit të lehtësirave tregtare.
Nga ana tjetër sekretarit i Përgjithshëm të OBD-së, Kunio Mikuriya theksoi se: “Jam i lumtur me ju pasi arritur shumë përparim shume këto vitet e fundit dhe ne do te jemi afër juve që të ju ofrojmë përkrahje tonë në të gjitha fushat. Isha mjaft i impresionuar nga vizita dje, e sidomos nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit të kufirit e cila udhëhiqet nga Dogana ne mënyre përkryer. Jam krenar me ju sepse keni arritur shume si një organizate e re”.
Në njoftimin e Doganës thuhet se stafi i doganës prezentë patë gjithashtu mundësin të diskutoi direkt me Sekretarit të Përgjithshëm të OBD-së lidhur me çështjet e ndryshme doganore.
Drejtori i Përgjithshëm së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm kanë vizituar ambientet e punës në Doganën e Kosovës. Derisa pasdite do të vizitojnë edhe pikën kalimi kufitare të Vërmicës.