Kushtetuesja i përgjigjet Muratit dhe Haxhiut

Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se aktgjykimi për Ligjin për Byronë dhe për Pagën Minimale i është dërguar palëve dhe të dy aktgjykimet në përmbajtje të plotë janë publikuar në faqen e internetit të Gjykatës. Ajo tha se tekstet finale të vendimeve, bazuar në rregullat dhe procedurat e parapara me Ligj, publikohen në një periudhë të arsyeshme kohore. Përgjigja e Gjykatës erdhi pas kritikave që dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati i drejtuan asaj për, siç thanë, mos publikimin aktgjykimeve.

Në përgjigjen e saj për RTV21, Gjykata Kushtetuese tha se në faqen e saj ka të publikuara që të dy aktgjykimet duke bërë të ditur se ato iu janë dërguar edhe palëve. Gjykata duke iu referuar njoftimeve për palët, citoi sërish paragrafin  përmes së cilit thuhet se teksti i plotë i vendimit do t’iu dorëzohet palëve, do të publikohet në ëeb faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare pasi të jenë përfunduar procedurat përkatëse.

Përgjigja e plotë e Gjykatës Kushtetuese 

Për informimin tuaj, aktgjykimi në rastin e Byrosë u është dërguar palëve dhe është
publikuar në ueb-faqen e Gjykatës. Për të lexuar tekstin e plotë të aktgjykimit klikoni këtu:
https://gjk-ks.org/decision/vleresim-i-kushtetutshmerise-se-ligjit-nr-08-l-121-per-byrone-
shteterore-per-verifikimin-dhe-konfiskimin-e-pasurise-se-pajustifikueshme/
Edhe aktgjykimi në rastin e Pagës Minimale u është dërguar palëve dhe është publikuar në
ueb-faqen e Gjykatës. Për të lexuar tekstin e plotë të aktgjykimit klikoni këtu: https://gjk-
ks.org/decision/vleresim-i-kushtetutshmerise-ligjit-nr-08-l-142-per-ndryshimin-dhe-
plotesimin-e-ligjeve-qe-percaktojne-shumen-e-beneficionit-ne-lartesi-te-pages-minimale-
dhe-shkallet-tatimore-ne-te-ardhurat-personal/
2.
Në njoftimet për medie që Gjykata i publikon rregullisht me përmbledhjet e aktgjykimeve në
rastet për të cilat është marrë vendimi, në vërejtjen e shënuar në fund të çdo njoftimi, ndër të
tjera thuhet: “Teksti i plotë i vendimit do t’u dorëzohet palëve të përfshira në rast, do të
publikohet në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare, pasi të jenë përfunduar procedurat përkatëse të përcaktuara në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e
saj të punës”.
Bazuar në rregullat dhe procedurat e parashikuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe
me Rregulloren e punës së Gjykatës, përkitazi me kohëzgjatjen e procedimit të vendimeve të
miratuara nga seanca shqyrtuese deri në përgatitjen e tyre për publikim dhe dërgimin tek
palët parashtruese, tekstet finale të vendimeve publikohen brenda një periudhe të arsyeshme
kohore.
Kjo periudhë kohore përfshin, ndër të tjera, (i) afatin e përcaktuar për qarkullim dhe dhënien
e komenteve finale; (ii) në varësi nga përmbajtja, përkatësisht vëllimi i tekstit, përkthimin në
gjuhët përkatëse; (iii) përmirësimet tekniko-gjuhësore eventuale dhe (iv) përgatitja për
publikim.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar që Aktgjykimet
finale të saj t’i publikoj sa më shpejt që është e mundur në kuadër të rregullave të
përcaktuara dhe gjithnjë duke u përkujdesur për kualitetin e Aktgjykimeve të publikuara./RTV21/21Media

Back to top button