Lufta për titull në Serie A

Fabio Capello beson se Juventusi ende mund t’i bëjë presion Interit në garën për titullin e Serie A.

Ish-trajneri italian foli për ndeshjen e parë të xhiros së 16 në Serie A, që fillon sot me ndeshjen mes Genoas dhe Juventusit.

“E shoh një vetëbesim që Juventusi nuk e ka pasur më parë. Lojtarët e dinë se çfarë duan dhe çfarë të bëjnë për ta marrë atë. Kështu po e menaxhon Allegri një skuadër që ka fituar personalitet dhe kjo e bënë të gjithë ndryshimin në botë”, tha Capello.

“Sigurisht, Interi mbetet favoriti për ta fituar titullin dhe lëndimi i Moise Kean mund të krijojë probleme për Juventusit. Ne e dimë se sa të brishtë janë titullarët Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic, dhe humbja e sulmuesit të kombëtares për një muaj do të thotë të kesh më pak opsione kur sulmuesit po luftojnë për të shënuar”, tha më tej Capello.

Back to top button