Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën si kryetar i PD-së

 
Kuvendi Kombëtar i PD-së i thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania” kanë shkarkuar nga posti i kryetarit Lulzim Bashën.
Konkretisht kanë qenë 4934 delegatë të pranishëm në Kuvendin kombëtar në stadiumin “Air Albania”.
Ndërkohë nga ky total 4491 kanë votuar në këtë Kuvend dhe 4446 prej tyre janë pro shkarkimit.
Nga ana tjetër, vetëm 36 janë shprehur kundër dhe 9 vota kanë rezultuar të pavlefshme.
Këlliçi: Pas përfundimit të numërimit, pasi kemi bërë rakordime rezultati si më poshtë, delegatë prezentë në celjen 4934, nga këta pjesëmarrës në votim 4491 delegatë, nga këto pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë, kundër 36 delegatë, 9 të pavlefshme.
Ndërkaq, krydemokrati Lulzim Basha ka thirrur në seli Kryesinë e PD-së në orën 18:00./oranews

Back to top button