Rikthimi në “Anfield” e lë Gerrard të hidhur, pëson humbje nga Liverpooli

 
Ka përfunduar ndeshja mes gjigandit anglez Liverpool dhe skuadrës së Aston Villas, ku pas 90’ minutave lojë nikoqirët kanë arritur të arkëtojnë pikët e plota.
Liverpooli ka shënuar fitore sot me rezultat minimal 1:0 kundër Aston Villas, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze.
Rikthimi në “Anfield Road” nuk doli të ishte i mirë Steven Gerrard, i cili së bashku me skuadrën e tij pësojnë humbje kundër “Të Kuqve” të Jurgen Klopp.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga pika e bardhë, ku ylli egjiptian Mohamed Salah në minutën e 67’ ia siguron Liverpoolit tre pikët e plota.
Me pikët e reja, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 37 pikë, një më pak se lideri i tabelës Manchester City.
Ndërkaq, Aston Villa renditet në pozitën e 12 në tabelë, ku pas 16 ndeshjeve ka arritur të arkëtojë 19 pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Liverpoolit.

Back to top button