Kuvendi i Preshevës shkarkoi kryetaren Ardita Sinanin

Me 20 vota për, asnjë kundër dhe 18 fletëvotime të papërdorura sot është shkarkuar kryetarja Ardita Sinani, e cila kishte mandat dyvjeçar.
Kjo seancë e jashtëzakonshme ishte e ftuar nga kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu.
Partnerët e koalicionit nga radhët e “Lëvizjes për Reforma” që ia dhanë votat Sinanit për ta zgjedhur kryetare para një viti, tani kanë inicuar shkarkimin e saj ndërsa nuk janë përmendur arsyet për largimin e tyre dhe bashkëqeverisjen me partnerë tjerë.
Në takimin që është mbajtur mëngjesin e sotëm me përfaqësuesit e Luginës, kryeministri Albin Kurti ka thënë që nuk duhet mbështetur tentimet për acarim të shqiptarëve me njëri-tjetrin, duke mos mbështetur shkarkimin e Ardita Sinanit.
Sinani është shkarkuar nga posti i të parës së Preshevës pas 1 viti në krye të kësaj komune.

Back to top button