Kuvendi miraton marrëveshjet ndërkombëtare

 

Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka filluar me një minutë heshtje për 20 vjetorin e vrasjes së veprimtarit Shaban Manaj.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në këtë seancë kanë votuar projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, që do t’i sjellin Kosovës dhjetëra miliona euro investime në fusha të ndryshme të projekteve.

Pas disa seancave që kishin bllokuar këto marrëveshje, sot edhe deputetët e Vetëvendosjes miratuan marrëveshjet ndërkombëtare.

Marrëveshjet e miratuar janë:

-Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

– Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”
– Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”./21Media

Back to top button