Kuvendi zgjedh edhe një anëtar të bordit të RTK-së

1 min read

Notice: Trying to get property 'post_excerpt' of non-object in /home/rtv21new/public_html/wp-content/themes/newsphere-pro/inc/hooks/hook-single-header.php on line 65

 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Albinot Malokun si anëtarin e pestë të bordit të RTK-së. Ky i fundit gjatë votimit mori besimin më të madh të deputetëve se kandidatja tjetër, Arlinda Azemi.

Zgjedhjen e tij si anëtar të bordit e konstatoi kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, ai po ashtu i renditi dhe katër anëtarët e tjerë që e plotësojnë shumicën shqiptare.

Ndërsa, konkursi për dy anëtarët e komuniteteve jo shumicë konkursi është kthyer në pikën zero.

“Konstatoj se anëtarë të bordit të RTK-së nga radhët e komuniteteve shumicë shqiptare janë zgjedhur Fadil Miftari, Ilir Bytyçi, Bajram Mjeku dhe Petrit Musollin dhe Albinot Maloku”

Anëtarët e bordit të RTK-së kanë mandat trevjeçar.